Përfaqësues të Universitetit Bar-llan mirëpriten kryetarin Ganiu

25
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu gjatë ditës së sotme, bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër dhe deputetin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti vizituan Universitetin Bar-Ilan, një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Izrael.
Me këtë rast realizuan takime të shumta, mes të cilave edhe me zëvendës-rektorin e Universiteti Bar-Ilan prof. Alrie Rajh, sekretaren akademike Dr. Shelly Levy Drummer, drejtorin e Qendrës për kërkime, prof. Alon Kornren.
“Nikoqirët na sqaruan se në këtë universitet ka 9 fakultete me 52 drejtime dhe 300 laboratorë, disa nga të cilat edhe kishim rastin ti vizitojmë sot, ndërsa siç na u tha, ky institucion akademik është partnerë aktiv në shkencën nacionale të Izraelit dhe nismat e teknologjisë.
Në Universitetin Bar-Ilan mes të tjerash studiohet Mjekësia, Inxhinieria, Drejtësia, Shkenca jetësore, Shkenca ekzakte, Shkenca Sociale, Edukim, Shkenca Humane, e kështu me radhë.
Ndërsa, duke marrë parasysh të gjitha këto fakte diskutuam edhe mbi vendosjen e një bashkëpunimi të mundshëm midis Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit Bar-Ilan të Izraelit”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë