Verona Ajdini sportistja e Klubit të Karatesë “Forca” të trajnerit Muarem Imeri, më datë 30 nëntor të këtij viti në Kampionatin Ballkanik në Dubrovnik të Kroacisë fitoi medaljen e Bronztë në kumite U21 -50 kg në një kompeticion mjaft të vështirë. Ky sukses Veronës i mundëson pjesëmarrje në kampionatin Europian që do të mbahet në shkurt të vitit 2019 në Alborg të Danimarkës.
Veronës dhe Klubit të Karatesë “Forca” ju dëshirojmë suksese të tjera e pse jo të mos na sjellin edhe medalje tjetër nga Kampionati Europian vitin e ardhshëm.