Punimet për rikonstruksionin e rrugës “Faik Konica” në lagjen Dizhon po i afrohen përfundimit. Në kuadër të projektit është ndërtuar rrjeti i kanalizimit fekal, është rindërtuar rrjeti i ujësjellësit për çdo shtëpi, ndërsa aktualisht po realizohen punimet për asfaltimin e rrugës dhe ndërtimin e trotuareve.
“Kështu po punohet në çdo rrugë, në çdo lagje, në të gjithë Çairin. Investimet në infrastrukturë janë prioriteti ynë, sepse ato sjellin kushte më të mira jetese për çdo qytetar,” theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Ecurinë e punimeve nga afër e inspektuan Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, të cilët u njohën me fazën përfundimtare të realizimit të këtij investimi.







