Në lagjen Sahat Kulla po vazhdojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës nëntokësore. Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve, të cilat po hyjnë në fazën përfundimtare.
Me përfundimin e rrjetit nëntokësor, së shpejti do të fillojnë edhe punimet për asfaltimin e rrugës, duke e kompletuar kështu investimin dhe duke përmirësuar kushtet infrastrukturore për banorët e kësaj zone.





