Sot është vënë në funksion shërbimi i Wi-Fi falas në hapësirat publike të komunës, duke u mundësuar qytetarëve qasje të lirë dhe të qëndrueshme në internet.

Projekti është realizuar në kuadër të iniciativës WiFi4WB dhe financohet nga GIZ – Gjermani, me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital.

Ky shërbim është i dedikuar për qytetarët dhe synon të rrisë përfshirjen digjitale, të lehtësojë komunikimin dhe të krijojë mundësi të reja për informim dhe shfrytëzim të shërbimeve digjitale në hapësirat publike.

Me implementimin e këtij projekti, komuna vazhdon të avancojë procesin e digjitalizimit dhe të ofrojë zgjidhje konkrete që kontribuojnë në përmirësimin e përditshmërisë së qytetarëve.