Në kuadër të planit të rregullt të punës, ekipet sezonale për mirëmbajtjen e pastërtisë kanë vijuar angazhimin e tyre në terren në disa lagje dhe rrugë të Çairit.
Gjatë ditëve të fundit, punimet janë realizuar në Fushë Topanë në rr. Metodija Mitevski, August Cesarec, Nikolla Grçeto, Tophane e Vjetër, Duganxhik, Blagoja Parovia, si dhe në lagjen Çair në rr. Strumiçka, Pavle Iliç, Resenska, Hallim Hallimiç, Vukovarska dhe Dizhonska.
Gjatë ditës së sotme është larguar edhe një dru i rrëzuar nga era në rrugën “Ferid Murad”, në afërsi të Tophanës, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe lirimin e hapësirës publike.
Punëtorët sezonalë janë vazhdimisht në terren, duke u kujdesur për hapësirat publike dhe pastërtinë në Çair. Angazhimi i tyre vijon çdo ditë sipas planit të punës.
