Pas montimit paraprak të ulëseve në Mega Parkun në Fushë Topanë, sot ka vijuar vendosja e tyre edhe në disa lokacione të tjera të frekuentuara nga qytetarët.

Aktualisht, montimi është realizuar në afërsi të qendrës tregtare Mavrovasja, në rrugën “Xhon Kenedi” pranë bankave, në Fushë Topanë te parku afër Shqiponjës, si dhe në Fushë Topanë pranë shkollës “Ismail Qemali”.

Vendosja e pajisjeve urbane do të vazhdojë edhe në lokacione të tjera, sipas nevojave në terren, me synim krijimin e hapësirave më të rehatshme dhe më funksionale për qytetarët.