Me qëllim të krijimit të kushteve më të lehta për qarkullimin e qytetarëve tanë si dhe duke marrë parasysh sigurinë e vet banorëve që kanë shtëpitë afër rrugëve kryesore, ndërtimi i trotuareve nëpër lagje të ndryshme të komunës vazhdon të mbetet prioritet i Komunës së Çairit në investimet kapitale!
Kreu i Komunës, z. Ganiu në shoqëri të Sekretarit të Komunës dhe Udhëheqësit të Sektorit për Urbanizëm, ka përcjellur sot nga afër zhvillimin e punimeve për rregullimin e trotuarit të ri në rrugën “Ferid Murad”, rrugë kjo shumë e frekuentuar nga automjetet dhe qytetarët tanë.