Besir Alili është mundësi i Klubit të Mundjes “Liria” që me medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Mundjes për kadetë nderoi Shkupin.

Këtë talent dhe sportist të dalluar me kënaqësi e mirëpriti sot kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, për ti shpehur mirënjohjen e thellë dhe përkrahjen në çdo hap të karrierës së tij sportive. Atë e shoqëronin familja e madhe e sportit të mundjes, si legjenda Shaban Sejdiu dhe stafi i KM “Liria” të përbërë nga nënkryetari i saj z. Amet Ademi, shefi i stafit teknik z. Hajrush Sinani, trajnerët Sedat Baftiu dhe Sufijan Ismaili,

Klubit të Mundjes “Liria” kreu i Çairit i dhuroi mirënjohje për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave sportive kurse Besirit mirënjohje për medaljen e fituar dhe një shpërblim finansiar plotësisht të merituar në vlerë prej 30.000 denarëve.