Kreu i Komunës së Çairit në shoqëri të zëvendës Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë z.Bujar Osmani, inspektuan asfaltimin e rrugës në lagjen e Gazi Babës, ku përfundimi i punimeve në këtë rrugë është edhe një tjetër premtim i mbajtur.
Komuna e Çairit do të vazhdojë me këtë dinamikë të investojë edhe në rrugët e tjera, për t’u siguruar që e gjithë Komuna e Çairit të ketë infrastrukturën e nevojshme rrugore dhe të njëjtën cilësi, si në rrugët kryesore ashtu edhe në rrugët dytësore.