Duke i marrë parasysh edhe kërkesat e shumta nga ana e qytetarëve për ndërtimin e një çerdhe të re për fëmijë, Komuna e Çairit dëshiron të ju informoj se projekti ideor i Komunës së Çairit për ndërtimin e çerdhes së re ka përfunduar ndërsa projekti themelor është dorëzuar për miratim në Ministrinë për punë dhe politike sociale.
Në bazë të projektit ideor, që u hartua brenda 4 muajve, hapësira e përgjithshme e çerdhes parashihet të jetë përafërsisht rreth 3604,00 m2 për gjithsej 280 fëmijë dhe 27 të punësuar dhe hapësirë parkingu për 24 automjete.
Çerdhja, siç e kemi bërë të ditur, do të ndërtohet sipas gjitha standardeve bashkëkohore tek hapësira e vjetër e çerdhes për fëmijë “Bambi”.