Komuna e Çairit nënshkroi Kontratë për realizimin e projektit të rregullimit të vitrinave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me vlerë prej 11.330.000,00 denarëve

39

Sot në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë, Kryetari I Komunës së Çairit, z.Ganiu bashkë me Ministrin e Ekonomisë, z.Kreshnik Bekteshi, nënshkruan Kontratë për realizimin e projektit të rregullimit të vitrinave të objekteve afariste në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me vlerë prej 11.330.000,00 denarëve.

Lëndë e kësaj Kontate është: ndarja e subvencioneve për rregullimin e vitrinave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në pajtueshmëri me Programin për zhvillim të turizmit për vitin 2018 (“Gazeta zyrtare e RM” nr.170/18), pika 10, respektivisht rregullimi i vitrinave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në pajtueshmëri me dokumentacionin teknik për konzervimin, sanimin dhe adaptimin e vitrinave dhe mbishkrimeve të objekteve afariste në Çarshinë e Shkupit, me qëllim revitalizimin e saj. Afati për realizimin e këtij projekti është një vit.

Ky projekt i përbashkët ka për qëllim ruajten e autenticitetit infrastrukturor të Çarshisë së Vjetër që duhet gjithmonë të reflektojë lashtësinë e vlerave kulturore. Përkujdesja jonë ndaj kësaj qendre kulturore e cila është e dëshmuar edhe në strategjitë e veprimit të viteve të kaluara në fushën e kulturës, paraqesin dëshmi të qarta për ruajtjen e elementeve të identitetit tonë kulturor.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë