Nga Çarshia e Vjetër e Shkupit, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetarin e Esnafit të Çarshisë Bejtulla Morina shënuan fillimin e fazës së tretë të projektit të përbashkët për konzervimin, sanimin dhe adaptimin e vitrinave të dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Kjo fazë përfshin sanimin e vitrinave të gjithsej 97 dyqaneve në vlerë të përgjithshme prej 11 400 000 denarëve dhe realizimin e të njejtit e fillojmë sot me nënshkrimin e kontratës mes Komunës së Çairit dhe operatorit ekonomik KONSTRUKTOR SHPK, i cili u përzgjodh pas përfundimit të procedurës ligjore për furnizim publik.

Me këtë u dëshmua përkushtimi i qartë i të dy institucioneve për gjallërimin e jetës kulturore e turistike në Çarshinë e Vjetër përmes ruajtjes së autenticitetit të saj infrastrukturor.