Nuk është hera e parë që Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, angazhohen për realizim dhe përkrahje të projekteve inovative në dobi të përmirësimit të nivelit edukativo-arsimor në shkollat fillore të Komunës së Çairit.

Kësaj rradhe, nën iniciativë të Këshillit të prindërve të Shkollës Fillore “Ismail Qemali” të përfaqësuar nga z. Fatmir Bytyqi dhe në bashkëpunim edhe me kompaninë prestigjioze vendore të teknologjisë – “GDI“, u prezantua Klubi i parë i robotikës në shkollat fillore të vendit, ku nxënësit do të keni mundësi të pajisen me njohuri rreth krijimit të modeleve bazike të robotëve dhe të vëndojnë në funksion të njejtët përmes programimit të tyre.

Pesha e zbatimit të këtij projekti edukativ që fillon nga Shkolla Fillore “Ismail Qemali” dhe do të vazhdojë edhe në shkollat tjera, qëndron në nevojën e zgjimit të interesimit tek gjeneratat e reja për shkencat dinamike të teknologjisë moderne, stimulimin e kreativitetit teknologjik dhe interaksionit në dobi të zgjerimit të horizontit të dijes i cili doemos duhet të jetë në hap me shkencën moderne.