Respekto dhe vlerëso mundin e punëtorit të sinqertë! Ndihmoje dhe mos ia vështirëso misionin për ambient më të pastër!

Aksionet e pastrimit të territorit të komunës sonë janë rutinë e përditshme e punëtorëve sezonal. Edhe sot pa aspak ngurrim ata ndodheshin duke kryer punën e tyre në rr. “Ferid Murad”, “Krste Asenov”, “Emin Duraku”, “Arhiepiskop Dositej” dhe lagjen Fushë Topanë. Për hir të djersës së tyre, le të kontribuojmë të gjithë për ambient të pastër e të shëndoshë jetësor në vendin ku jetojmë!

I nderuar qytetar i Komunës së Çairit, para se të hudhësh bërllogun në rrugë, aty ku nuk e ka vendin, kujto mundin e këtyre punëtorëve që po japin maksimumin për të ngritur nivelin e pastërtisë publike. Vetëm bashkë do ta bëjmë Çairin tonë më të pastër!