1.3 milionë euro Komuna e Çairit siguroi për Lagjen Seravë, filloi rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit nëpër më shumë rrugë

79

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot shënuan fillimin e punimeve për rikonstruimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit në katër rrugë të Lagjes Seravë : “Jahja Pasha” (“Sollunska”) dhe degëzimet e saj, në gjatësi prej 335 metrash; “Kovaçka”, në gjatësi prej 215 metrash; “Rifat Burxheviq”,  në gjatësi prej 275 metrash dhe rruga “Kumbara” me degëzime, në gjatësi prej 160 metrash.

Për rikonstruimin e këtyre rrugëve Komuna e Çairit nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar mjete që kapin shumën prej mbi 300.000 eurosh.

Kreu i Çairit, Ganiu gjithashtu jep lajmin se janë siguruar edhe mbi 1 milionë euro të tjera për Lagjen Seravë, përmes alokimit të mjeteve të TAV, me të cilat brenda 3-4 muajve do të rikonstruohet tërësisht rrjeti i ujësjellësit dhe i kanalizimit fekal edhe në shumë rrugë të tjera të kësaj lagje, ku jetojnë mbi 20 mijë banorë.

Ai përkujton se para disa javëve u siguruan 650 mijë euro nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2, për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në 6 rrugë të Lagjes së Dizhonit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë