1 Shtatori – fillimi i vitit të ri shkollor

20
Sot 918 nxënës u ulën për herë të parë në bankat mësimore nëpër 9 shkollat komunale të Çairit . Shënimin e fillimit të procesit mësimor në Komunën e Çairit, kryetari Visar Ganiu e ndoqi bashkë me ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, drejtoreshën e Shkollës “Vasil Gllavinov”, Elita Demiri, arsimtarë, prindër dhe nxënës.
Ai dha informacionin se nga sot në shkollat fillore komunale të Çairit mësimin e ndjekin 8.272 nxënës dhe sipas informacioneve që vazhdimisht arrijnë nga drejtorët e shkollave dhe departamenti i arsimit, ky proces ka qenë tejet i mbarë.
“Andaj të dashur nxënës dua vetëm t’ju uroj shumë e shumë suksese në rrugën e diturisë, që është e vetmja rrugë e cila mund të na sigurojë dritën e vërtetë të ardhmërisë. Kuptohet, suksese edhe juve mësimdhënës sepse jeni shtylla e vërtetë që e mbanë të sigurt shoqërinë tonë”, ka thënë me këtë rast Visar Ganiu, kreu i Komunës së Çairit.
Ai tha se këtë vit shkollor po e fillojmë më të përgatitur se kurrë, qoftë përmes kushteve gjithnjë e më të mira mësimore, apo infrastrukturës shkollore.
“Po e nisim me investime dhe punime të realizuara në secilën shkollë tonën komunale- “Jashar Bej Shkupi”, “Vasil Gllavinov”, “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Imri Elezi” “ Ismail Qemali”, “Kongresi i Manastirit”, “7 Marsi”,“Tefejuz””, ka shtuar Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë