15-vjetori i Fondacionit “Albiz” u shënua si një moment i rëndësishëm reflektimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të arsimit dhe studentëve.

Sonte, në këtë ceremoni përkujtimore, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili vlerësoi rolin e fondacionit në fuqizimin e të rinjve përmes arsimit, duke theksuar se investimi në dije mbetet themeli më i qëndrueshëm i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.

Ky përvjetor përfaqëson një rrugëtim të ndërtuar mbi vizion, përgjegjësi dhe transparencë, ndërsa përkrahja e studentëve mbetet një kontribut i drejtpërdrejtë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më premtuese për vendin.