4000 maska mbrojtëse vizir nga kompania Zegin për nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Çairit që mësimin e ndjekin me prezencë fizike

104
Pas vendosjes së gjithsej 1950 paravaneve mbrojtëse në shkollat tona fillore, kësaj rradhe si rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Çairit me kompaninë e mirënjohur farmaceutike “Zegin” dhe pronarin e saj z. Bllagoj Mehanxhiski, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me drejtorët e shkollave pranuan si donacion 4000 maska vizir për nevojat e nxënësve të shkollave fillore në territorin e komunës së Çairit, të cilët mësimin e ndjekin me prezencë fizike.
Kreu i Çairit, Ganiu faleminderoi z. Mеhanxhiskin për gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë në ballafaqimin me virusin Covid 19, duke i dhuruar në shenjë respekti dhe mirënjohje pllaketë për kontributin e tij humanitar me figurën e humanistes tonë të madhe Nënë Tereza.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë