Komuna e Çairit nderon dhe lartëson punën e palodhshme të mësuesve me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit

35
Në suaza të aktiviteteve të ndërmarra për shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Komuna e Çairit vazhdoi traditën organizative për nderimin e personalitetit të mësuesve duke ndarë mirënjohje për mësuesit e dalluar nga 12 vatrat e dijes në territorin e saj, të cilët me punën e tyre të palodhshme kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në misionin për edukimin e shëndoshë të fëmijëve. Poashtu, në mënyrë solemne kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ndau edhe vendimet e reja të punës për 14 mësues të rinj duke ju uruar atyre suksese pafund në sfidat e rradhës.
Në çështjen tonë kombëtare, profesioni i mësuesit ka qenë busulla e ndërgjegjes dhe kushtrimi më i zëshëm për lirinë. Ashtu njësoj të njejtën peshë ka edhe sot, pasi është burim i padiskutueshëm i dijes dhe përparimit. Komuna e Çairit do të qëndrojë gjithmonë në përkrahje të punës së tyre të shenjtë që brezi i ri me flakadanin e dijes të marshojë drejt ardhmërisë së shëndoshë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë