Punëtorët sezonal të angazhuar nga Komuna е Çairit sot kanë pastruar deponinë e egër të mbeturinave në afërsi të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”.
Apelojmë deri tek qytetarët që jetojnë në këtë pjesë të Komunës të jenë më të kujdesshëm dhe mos të hedhin mbeturina në hapësira publike dhe jashtë vendeve të përcaktuara për hedhjen e tyre përndryshe do të vijojnë gjoba në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje të mjedisit, Ligjit për menaxhim me mbeturina dhe Ligjin për pastërti publike.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Çairit