Ju njoftojmë se në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore të Ligjit për ndërtim (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 130/09, nr. 124/10, nr. 18/11, nr. 36/11, nr. 54/11, nr. 13/12, nr. 144/12, nr. 25/13, nr. 79/13, nr. 137/13, nr. 163/13, nr. 27/14, nr. 28/14, nr. 42/14, nr. 115/14, nr. 149/14, nr. 187/14, nr. 44/15, nr. 129/15, nr. 217/15, nr. 226/15, nr. 30/16, nr. 31/16, nr. 39/16, nr. 71/16 dhe nr. 132/16); dhe Statutin e Komunës së Çairit (2005), është e nevojshme që të bëhet largimi i rrethojave të drurit dhe metalit, shtyllave të metalit dhe betonit koranë të vendosura dhe objekte tjera të ndërtuara brenda në hapësirat e rrethuara të sipërfaqeve të uzurpuara gjelbëruese, pajisja urbane jo në rregull e vendosur, pauer elemente dhe të tjera në pajtim me kompetencat ligjore të lartshënuara.
Në lidhje me të lartpërmendurën nëse veproni apo vet i RRËNONI objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe e largoni materialin nga rrënimi kundër Jush nuk do të ndërmerren sanksione ndëshkuese nga ligji i lartpërmendur.
Nëse nuk ndërmerrni masa, shpenzimet materiale të kryerjes së rrënimit të sipërfaqeve gjelbëruese të rrethuara në mënyrë të paligjshme dhe dënimet e parapara nga kompetencat ligjore janë në barë të qytetarëve të cilët e kanë rrethuar hapësirën.