Ju njoftojmë se me rastin e organizimit të minimaratonit në Çair nën moton “Të vrapojmë për shn’et” e cila do të mbahet me datë 05.05.2018 (e shtunë) prej orës 11:00 deri në ora 15:00, kërkojmë që automjetet në rrugën “Kemal Sejfullah” të mos parkohen në lentën e fundit të bulevardit nga të dyja anët e rrugës.
VËREJTJE: Ju rikujtojmë se nëse automjeti juaj është i parkuar në kohën dhe lokacionin e sipërpërmendur i njëjti do të largohet nga ana e shërbimit – merimangë dhe pronarët e automjeteve do të ballafaqohen me ndëshkimet ligjore në pajtueshmëri me ligjin.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Çairit