Takimet me sportistët e rinj janë freskim në agjendën e punës së kryetarëve të komunave pasi në sukseset e tyre gjendet motivi për të vazhduar me përkushtim punën për të zgjeruar perspektivën e tyre.
Aida Ajdini është karatistja nga Çairi që në kampionatin ballkanik të karatesë në kategorinë e quajtur “Kumite Karate” ka fituar medaljen e bronztë. Njëherit Aida është edhe kampione shtetërore në këtë kategori të karatesë për grupmoshën e saj.
Kryetari Ganiu përgëzoi Aidën, Klubin e Karatesë “Shkupi” dhe trajnerin Sabri Ramadani për punën profesionale që po e bëjnë për ardhmërinë me perspektivë të sportistëve tanë.