Vazhdojmë të ndjekim në çdo hap sukseset e sportistëve tanë dhe të përkrahim në maksimum punën e klubeve sportive të Çairit. Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot klubin e minifutbollit “Juventus Serava” me trofeun e kompeticionit garues të Kupës së Maqedonisë.
Me këtë rast ai u shpreh se është ndjenjë e jashtëzakonshme të shohësh entuziazmin, pasionin e tyre për sportin dhe dëshirën e flaktë për të bërë krenar çdo qytetar të Çairit.
Kreu i Çairit përgëzoi lojtarët dhe udhëheqësinë e klubit duke ju uruar suksese të shumta dhe përkrahje të parezervë në rrugën e suksesit.