Atmosfera dhe euforia europiane që ka kapluar vendin tonë pas ndodhive të fundit pozitive në nivel qëndror, po reflekton fuqishëm edhe në nivel lokal.

Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, kreu i Komunës së Çairit mirëpriti sot në Komunën e Çairit ambasadorin e Republikës së Italisë z. Carlo Romeo me të cilin bisedoj rreth situatës aktuale të pushtetit lokal vendor, sfidat me të cilat përballet një komunë vendore e në veçanti me qëllimin e sinqertë dhe angazhimin maksimal të administratës së Komunës së Çairit për të qenë në mënyrë sa më efikase në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Gjatë takimit u shqyrtuan shumë seriozisht mundësit e bashkëpunimit të Komunës së Çairit me njësitë lokale të Italisë për të përfituar nga praktikat e realizimit me sukses të shumë projekteve në dobi të qytetarëve dhe për të qenë edhe ne në hap me dinamikën e përparimit të komunave europiane.

Ambasadori Romeo shprehu mirënjohjen e tij për mikëpritjen, dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar në krijimin e lidhjeve të reja me pushtetin lokal të Italisë.