Me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, në emër të Komunës së Çairit dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të sinqerta për këtë ditë që simbolizon vlerat e barazisë, respektit dhe përfshirjes.

Komuniteti rom është pjesë e rëndësishme e mozaikut tonë shoqëror dhe kulturor. Si komunë, mbetemi të përkushtuar për të mbështetur zhvillimin, integrimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim.

Gëzuar 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve!