Asambleja e Përgjithshme e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) shënoi një hap të rëndësishëm në koordinimin e politikave të përbashkëta të pushtetit lokal. Gjatë punimeve u konstituuan organet drejtuese, përfshirë Bordin Drejtues me 19 anëtarë, me Orce Gjorgjievskin në krye dhe Izet Mexhitin si nënkryetar, si dhe Bordin Mbikëqyrës me tre anëtarë.

Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, mori pjesë në këtë asamble, në kuadër të së cilës u miratuan Plani Strategjik i BNJVL për periudhën 2026–2030 dhe buxheti për vitin 2026, duke përcaktuar drejtimet kryesore të veprimit për periudhën e ardhshme. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e forcimit të rolit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit ndërkomunal.