Sot në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë, Kryetari I Komunës së Çairit, z.Ganiu bashkë me Ministrin e Ekonomisë, z.Kreshnik Bekteshi, nënshkruan Kontratë për realizimin e projektit të rregullimit të vitrinave të objekteve afariste në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me vlerë prej 11.330.000,00 denarëve.
Lëndë e kësaj Kontate është: ndarja e subvencioneve për rregullimin e vitrinave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në pajtueshmëri me Programin për zhvillim të turizmit për vitin 2018 (“Gazeta zyrtare e RM” nr.170/18), pika 10, respektivisht rregullimi i vitrinave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në pajtueshmëri me dokumentacionin teknik për konzervimin, sanimin dhe adaptimin e vitrinave dhe mbishkrimeve të objekteve afariste në Çarshinë e Shkupit, me qëllim revitalizimin e saj. Afati për realizimin e këtij projekti është një vit.
Ky projekt i përbashkët ka për qëllim ruajten e autenticitetit infrastrukturor të Çarshisë së Vjetër që duhet gjithmonë të reflektojë lashtësinë e vlerave kulturore. Përkujdesja jonë ndaj kësaj qendre kulturore e cila është e dëshmuar edhe në strategjitë e veprimit të viteve të kaluara në fushën e kulturës, paraqesin dëshmi të qarta për ruajtjen e elementeve të identitetit tonë kulturor.