Çarshia e Vjetër e Shkupit si vatër e kulturës sonë multinacionale gjithmonë na ka bashkuar rreth së bukurës që padyshim reflekton arti, duke na bërë të lëmë anësh monotoninë rraskapitëse të përditshmërisë sonë.

Pikërisht për të rikthyer atë qetësinë e nevojshme shpirtërore, të mjaftojnë vetëm disa çaste mes tingujsh melodish të krijuara me mjeshtëri nga artistët tanë. Ato tinguj kanë jehuar gjithmonë këtu dhe falë festivalit SKUPI KAMERFEST dhe të gjitha iniciativat e këtilla organizative do të vazhdojnë të na kënaqin edhe në të ardhmen duke zbutur ashpërsinë e sfidave të jetës sonë.

Si Komunë shprehim mirënjohjen e thellë ndaj artistëve Pierre-Laurent Boucharlat/Piano (Francë), Sihana Badivuku/Violinë (Kosovë) dhe Blerim Grubi/Violë (Maqedoni) që me përkushtimin e tyre nuk lejojnë asnjëherë që flaka e vlera të shuhet duke performuar kryevepra të muzikës klasike franceze.