Komuna e Çairit ka pranuar sot donacion prej 30 bursave për filloristët

82

Komuna e Çairit ka pranuar sot donacion prej 30 bursave për filloristët e shkëlqyeshëm të rasteve sociale nga Programi “Brainobrain”, program ky inovativ dhe ndërkombëtar, për zhvillimin e aftësive intelektuale dhe jetësore te fëmijëve prej moshës 4 – 14 – vjeçare, me qëllim zgjimin e tërësishëm të gjenialitetit të tyre duke i shfrytëzuar maksimalisht aftësitë mentale.

Ky donacion ka ardhur pas një bashkëpunimi në mes Komunës së Çairit dhe Programit “Brainobrain” në Maqedoni.

Departamenti i arsimit pranë komunës së Çairit në koordinim me njësinë rajonale për punë sociale pranë Komunës së Çairit dhe shkollat fillore në Çair do t’a realizojnë shpërndarjen e bursave.

Falenderojmë donatorin për këtë gjest human.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë