Komuna e Çairit ka siguruar mbështetje financiare në vlerë prej 1.372.571 denarësh nga Byroja Rajonale për Zhvillim, në kuadër të Programit për zhvillim urban dhe zhvillim të qëndrueshëm urban për vitin 2026, duke u bërë e vetmja komunë nga komunat urbane të Shkupit që ka përfituar në këtë thirrje.

Mjetet e miratuara do të shfrytëzohen për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale në rrugën “Metodija Mitevski”, projekt që synon avancimin e higjienës publike dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale sipas standardeve bashkëkohore ekologjike.