Në rrugën “Ferid Murati” në Fushë Topanë ka nisur vendosja e shtresës së parë të asfaltit, si pjesë e punimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Ecurinë e punimeve nga afër e inspektoi Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, së bashku me ekipet përgjegjëse.
Në kuadër të këtij projekti është ndërtuar edhe rrethrrotullimi pranë Shkollës Fillore “Ismail Qemali”, i cili do të lehtësojë qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.






