Kisha „Shën Martiri i Madh Dimitrij“– E ndërtuar në shekullin 15, pasi më herët ishte e rrënuar nga Daut pasha me qëllim që në vend të saj të ndërtohet Hamami i Daut Pashës. Me konstruksion tre anijesh, ajo ka kualitetet modeste artistike, vënd për këngë dhe fron të peshkopitI. Në shekullin 19 në të ka qenë e vendosur mitropolia e Shkupit. Në oborrin e saj gjendet varri i kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë Angelarij, kurse në vetë kishën gjendet varri i kryepeshkopit Dositej, kreu i parë i Autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Maqedonisë.