Komuna e Çairit ndau sot pako me dhurata për fëmijët me nevoja të posaçme në shkollën fillore “Idnina” me rastin e ndërrimit të motmoteve duke dashur të kontribuojë në gëzimin e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Sekretari gjeneral i Komunës së Çairit Nedim Rama në emër të kryetarit Visar Ganiu uroi vit të mbarë për nxënësit e kësaj shkolle dhe apeloi për ngritjen e vetëdijes shoqërore për përkujdes më të madh ndaj fëmijëve me nevoja të posaçme. Drejtoresha e shkollës znj. Aneta Petrovska i dhuroi mirënjohje për donacionin kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu.
Telefoni