“Sheshi Skenderbeu në Shkup si vatër e kulturës dhe identitetit tonë kombëtar nuk e meriton këtë trajtim! Shpreh revoltën time jo vetëm si kryetar komune, por mbi të gjitha si qytetar që i ka të shenjta monumentet e përkujtimit të sakrificës heroike ndër shekuj.

Së shpejti ky dëm i shkaktuar do të menjanohet, por apeloj për ndërgjegjësim në të mirë të ardhmërisë së shëndoshë të fëmijëve tanë dhe paralajmëroj shqiptimin e dënimeve rigoroze për çdo kënd që do të merr guximin të dëmtojë një gjë kaq me vlerë për të gjithë ne!”