Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu realizoi sot takim pune me Ambasadorin e shtetit të Tajvanit në Republikën e Italisë z. Andrea S. Y. Lee

42

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu realizoi sot takim pune me Ambasadorin e shtetit të Tajvanit në Republikën e Italisë z. Andrea S. Y. Lee dhe znj. Melanie Fang-Yin Kuo – shefе е kabinetit të ambasadorit.

Lidhur me këtë takim, kreu i Çairit në mes tjerash tha: “Takimet me shumë ambasadorë të vendeve tjera përpiqem çdoherë ti shfrytëzoj në maksimum për të përfituar nga përvoja zhvillimore e vendeve të tyre duke krijuar ura bashkëpunimi që do të zgjerojnë kapacitetet e funksionimit të komunës sonë.

Shqyrtuam mundësinë e tërheqjes së donacioneve në të ardhmen, me prioritet përmirësimin e infrastrukturës së objekteve tona shkollore dhe depërtimin e IT teknologjisë moderne si mekanizëm të nevojshëm për arsim më cilësor. Faleminderoj dhe vlerësoj lartë interesimin dhe gatishmërinë e ambasadorit Lee për të ndihmuar ecurinë zhvillimore të komunës sonë.”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë