Festivali tradicional “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë” i organizuar nën përkujdesin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” për të 11-tën herë me rradhë dhuroi spektakël të shkëlqyeshëm artistik dhe prezantoi me dinjitet potencialin kulturor që posedojmë.

Thesarin tonë kulturor e shfaqën me mjeshtëri ansamblet e vendit tonë: Ibe Palikuqi, Emin Duraku, Shqiponjat, Studio Folklor, ndërsa nga Kosova: Shamikuqja – Ferizaj dhe Qemajl Azizi – Viti.

Me këtë rast, kreu i Çairit Visar Ganiu theksoi: “Duke e parë paraqitjen e tyre profesionale padyshim se duhet të reflektojmë mbi përkrahjen që meritojnë pasi ardhmëria e një kombi mvaret nga investimi i tij në kulturë.Uroj festivalet e këtilla që ruajnë identitetin tonë kulturor të kenë jetëgjatësi të përhershme për të mbajtur të pashuar flakën e kulturës”.