Përkushtimi i Komunës së Çairit për të mundësuar avancimin e kushteve të ambienteve shkollore për proces sa më cilësor edukativo – arsimor vazhdoi sot në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”, ku kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, donatorin e projektit Irfan Buçi, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe drejtoreshën Lulieta Qerimi lëshuan në përdorim klasat senzorike të pajisura sipas standardeve evropiane në shërbim të përkujdesit të duhur e profesional të fëmijëve me nevoja të veçanta që janë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë.
Lidhur me këtë kryetari Visar Ganiu mes tjerash deklaroi: “Angazhimi ynë nuk do të ndalet këtu, do të vazhdojmë investimet, bashkëpunimet ndërinstitucionale dhe me donatorë të gatshëm të kontribuojnë, me qëllimin e vetëm të ngrisim në piadestale më të larta kapacitetet e vatrave të diturisë.”