Visar Ganiu në seancën e Komitetit të përbashkët konsultativ të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian

66

Seancat e Komitetit të përbashkët konsultativ të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian janë dëshmi e orientimit strategjik properëndimor të komunave të vendit.

Nënkryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Visar Ganiu në seancën e 17-të të këtij trupi organizativ, elaboroi ecurinë e procesit të reformave në pushtetin lokal vendor dhe iniciativat e ndërmarra në këtë drejtim, të cilat janë në përputhje të plotë me standardet evropiane të funksionimit të njësive për vetëqeverisje lokale.

Impresionet e këtij angazhimi dhe inkurajimin për të vazhduar më tej i shprehën edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend z. Samuel Zhbogar, raportuesi i Komitetit të rajoneve për Paketën e zgjerimit të BE-së z. Jaroslav Halinka dhe ministri për pushtet lokal z. Goran Milevski.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë