Pas lëshimit në përdorim të klasës senzorike në SH.F.K “Hasan Prishtina”, vazhdon realizimi i këtij projekti që në masë të madhe përmirëson kushteve shkollore dhe ngrit nivelin e përkujdesit institucional ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta edhe në SH.F.K “Liria”.
Në prezantimin e kësaj klase të re ishin të pranishëm kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, inicuesi i projektit Irfan Buçi, zëvendës kryeministri Bujar Osmani, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, kryetari i degës së Çairit Izet Mexhiti, zëvendës kryetari i Qytetit të Shkupit Enver Maliqi, drejtoresha e shkollës Teuta Idrizi, udhëheqës institucionesh shtetërore, si dhe drejtorët e shkollave tjera fillore në Komunën e Çairit.
Komuna e Çairit mbetet e fokusuar bashkë me kontribuesit dhe donatorët e shumtë që këtë mision ta realizojë edhe në shkollat tjera.