Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ishte pjesë e delegacionit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në online konferencën me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, gjatë të cilit u diskutua mbi rrethanat e funksionimit të njësive të vetëqeverisjes lokale, procesin e decentralizimit, bashkëpunimin ndërkomunal dhe perspektivën zhvillimore të komunave në vendin tonë.
Takimet e këtilla padyshim se kontribuojnë për përforcimin e kapaciteteve të funksionimit tonë në shërbim të qytetarëve.