Komuna Çair vendos në dispozicion të personelit mjekësor në Çair 5000 skafanderë, donacion i siguruar nga kompania ATS Group

596
Kompania e mirënjohur ATS Group e udhëhequr nga z. Shefqet Demiri sërish dëshmoi gatishmërinë e saj për të kontribuar në rritjen e nivelit të mbrojtjes së qytetarëve në ballafaqimin me virusin Covid 19 duke i dhuruar Komunës së Çairit donacion prej 5000 skafanderë me vlerë prej 30 000 eurove.
Me këtë rast, kreu i Çairit Visar Ganiu ftoi drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Shkup z. Besim Koka, drejtorin e Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair z. Bashkim Ismaili dhe drejtorin e Institutit të Mjekësisë së Punës z. Alajdin Memedi për t’ua dorëzuar donacionin me qëllimin e sinqertë përkrahjen e personelit mjekësor që po udhëheq një betejë heroike për të shpëtuar jetët e bashkëqytetarëve tanë.
Ai shprehu faleminderimin dhe mirënjohjen në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit ndaj udhëheqësisë së kompanisë ATS Group për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm që ata japin në shërbim të mirëqenies shëndetësore të qytetarëve.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë