Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti në takim z. Gzim Hajdinaga aktualisht drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, ish ministër i pakicave kombëtare në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish kryetar i Komunës së Ulqinit.
Mesazhet e tij që të vizitohet dhe mos harrohet Ulqini jehuan sot fuqishëm edhe në mediat e vendit tonë, përmes së cilave iu drejtua qytetarëve duke prezantuar kapacitetet turistike të këtij vendi të mrrekullueshëm me veçoritë unike të mikëpritjes dhe peisazhet mahnitëse natyrore që ofron.