Fundjava ekipet tona të punës i gjeti duke krijuar edhe një hapësirë të re parkimi në rrugën “Parashqevi Qeriazi” 1(Ish “Pavle Iliq”), me çka edhe do të shtohet numri i vend-parkingjeve për banorët e Çairit të Vjetër.
Përveç që po krijojmë vend-parkingje të reja, në këtë rrugë gjithashtu ekipet tona po i shtrojnë shtigjet për këmbësorë.
ÇAIRI është shtëpia jonë e përbashkët dhe e meriton më të mirën, andaj do të vazhdojmë me më shumë mund dhe punë për të gjitha lagjet.