Pak para fillimit të ndeshjes mes FC SHKUPI dhe FC BALLKANI, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu qëndroi në Suharekën e bukur të Republikës së Kosovës, ku kryetarit të Komunës Bali Muharremaj ja dhuroi edhe fanellën zyrtare të FC SHKUPIT që mban emrin e tij.
“Në Suharekë që është edhe “vendlindja” e FC Ballkanit hasa në një mikëpritje të sinqertë dhe vëllazërore. Ndërsa, bashkë me nikoqirin tim Muharremaj bashkëbiseduam mes tjerash edhe lidhur me thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Çairit dhe Suharekës, nevojës për këmbimin e ideve mes dy institucioneve tona të pushtetit vendor, sikurse edhe të përvojave që do të kishin ndikim pozitiv në mirëqenien e banorëve nga të dyja anët e kufirit”, ka thënë Ganiu
Që të dy u dakorduan për realizimin e takimeve sa më të shpeshta edhe mes ekipeve komunale.
Ndërsa ekipeve FC Shkupit të Çairit dhe FC Ballkanit të Suharekës iu uruan fat në ndeshjen që i pret sonte në Prishtinë.