“Afrimi i Rajonit Shqipfolës me BE-në dhe thithja e fondeve të Bashkimit Europian”

152

Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, në datat 15 dhe 16 Dhjetor organizoi një tryezë të rrumbullakët me tematikë: “Afrimi i Rajonit Shqipfolës me BE-në dhe thithja e fondeve të Bashkimit Europian” në ambientet e Tirana International Hotel.

Në këtë aktivitet morrën pjesë këto Bashki dhe Komuna: Bashkia Tiranë, Komuna e Prishtinës, Komuna e Çairit, Komuna e Tuzit, Komuna Preshevë, Komuna Prizren etj. Përfaqësues të Komunës së Çairit ishin të punësuarit Selman Reçi dhe Sunaj Ramadani.

Qëllimi i Unionit është të ndërmarrë një seri aktivitetesh me fokus informimi i perspektivës Evropiane dhe për Projektet Cross Borden, për rritjen e mundësive të koordinimit dhe të kapaciteteve njerëzore të admistratave lokale.

Gjithashtu, për krijimin e një terreni të përshtatshëm institucional për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në fushën e urbanistikës, inovacionit, mjedisit, kulturës dhe formave të reja të financimit.

Në këtë kontekst, Unioni shërben si platformë integrale për shkëmbimin e ideve në përmirësimin e politikave rajonale që prekin komunitetet shqiptare dhe më gjërë, ndërvepron me aktorët politik në planin kombëtar dhe atë rajonal, si dhe nxit debatin publik mbi zhvillimet e procesit të integrimit në BE.

Pjesë e aktivitetit ishin dhe tre ekspertet e njohura, si Znj. Daniela Zampini Eksperte e lartë për çështjet e punësimit në zyrën e ILO në Budapest (e cila referoi mbi “Metodologjinë e ILOs për politikat territoriale për punësim të denjë), si dhe znj. Aida Gugu Bushati është Eksperte/Konsulente në të drejtën e BE dhe integrimin Europian të Shqipërisë, gjithashtu znj. Jolanda Trebicka, Eksperte në Institucionet e BE-së “Roli i pushtetit vendor në proceset e integrimit Evropian”.

Gjatë këtij takimi pati diskutime, shkëmbime përvojash në menaxhimin dhe drejtimin e strategjive për përthithjen e fondeve. Indikacione, në lidhje me shkëmbimin e përvojave duke sugjeruar se cili projekt i shkonte më në nevojë secilit prej komunave.

Ky takim u ralizua me sukses falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës, nën kujdesin e Drejtores së Kabinetit znj. Keti Luarasi, dhe nën drejtimin e Drejtores Ekzekutive të UBSHR. Znj. Andriola Kambo.

Gjithashtu kjo sipërmarrje rajonale është në linjë me kriteret e Procesit të Berlinit i cili nxit forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duke i dhënë frymëmarrje zgjerimit të shkëmbimeve ndërshtetërore, forcimit të ekonomive të përbashkëta, rritjes së investimeve dhe mbështetjes në përdorimin sa më efektiv të masave europiane për afrimin e tyre me BE-në nëpërmjet instrumentit të asistencës së paraaderimit IPA, bashkëpunimit ndër-institucional, si dhe krijimin e sinergjive për zbatimin e projekteve të përbashkëta në nivel kombëtar dhe rajonal.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë