Me datë 20.04.2018 (e premte), filloi eko-akcioni i madh për mjedis të pastër në lagjen e Tophanes, e cila u realizua nga ana e Komunës së Çairit në bashkëpunim me OJQ-në “Sumnal”, ku punëtorët sezonal të angazhuar nga ana e Komunës së bashku me banorët e asaj lagje ndërmorën aktivitete për pastrimin e mbeturinave në këtë vendbanim.
Me këtë akcion, Komuna e Çairit edhe një herë konfirmon angazhimin tonë për rrugë dhe parqe të pastërta gjithandej nëpër Çair.