Përfundoi turneu sportiv “Cair Cup” i organizuar nga Komuna e Çairit

60

Me ndeshjet finale në kategorinë e futbollit të vogël për djem dhe basketbollit për femra përfundoi turneu sportiv “Cair Cup” i organizuar nga Komuna e Çairit për nxënësit e shkollave të saj fillore. Kabineti i kryetarit të Komunës së Çairit në emër të kryetarit Visar Ganiu uruan të gjitha ekipet pjesëmarrëse për lojën korrekte të demonstruar gjatë gjithë turneut.

Fitues në kategorinë e futbollit u shpall SH.F. “ISMAIL QEMALI” pas një ndeshje finale shumë të mirë me SH.F. “HASAN PRISHTINA” të cilët fituan vendin e dytë. Shpërblimet për dy vendet e para në futboll i ndau Shefi i Kabinetit të kryetarit Visar Ganiu – Fisnike Osman. Koordinator i procesit garues ishte Ervin Aziri.
Në kategorinë e basketbollit për femra pas ndeshjes së zhvilluar finale fitues u shpall SH.F. “TEFEJUZZ” , kurse vendi i dytë i takoi SH.F. “HASAN PRISHTINA”. Shpërblimet për dy vendet e para i ndau Muhabi Sinani nga kabineti i kryetarit të Komunës. Koordinator i procesit garues ishte Erhan Ramadan.

Urojmë që ky turne të jetë organizim tradicional nga ku do dalin sportistë të rinj të talentuar që do të hapërojnë fuqishëm në elitën e futbollit vendor, pse jo edhe në atë ndërkombëtar.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë