Aksion masiv i pastrimit në komunat e Shkupit me rastin e ditës botërore të pastrimit

177

N J O F T I M

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e Ditës botërore të pastrimit – 21 Shtator, NP “Higjiena Komunale” – Shkup organizon aksion masiv për pastrim të përgjithshëm në të gjitha komunat e Shkupit. Në kuadër të aksionit do të pastrohen edhe grafitet nënçmuese të cilat promovojnë gjuhën e urrejtjes, intolerancën fetare dhe etnike.

Njëkohësisht, gjatë periudhës nga data 21.09.2019 deri më 24.09.2019, në secilën komunë do të vendosen enë të veçanta në të cilat qytetarët do të mund t’i hedhin mbetjet e vëllimshme – mobiljet e vjetra dhe mbetjet elektrike dhe elektronike.

Enët për largimin e mbetjeve të vëllimshme në Komunën e Çairit do të vendosen në lokacionet në vijim:

– udhëkryqi mes bulevardit Cvetan Dimov dhe rruga Kosta Abrasheviq
– udhëkryqi mes rrugëve Xhon Kenedi dhe Dizhon
– rr. Resenska, pranë restorantit Fa-Fa

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë